Nëna e 13-vjeçares së zhdukur: Dyshoj se iku me një bari

396
Nëna e 13 vjeçares së zhdukur mesditën e 2 korrikut në Sarandë, apelon për ndihmë për gjetjen e së bijës. Sipas 48 vjeçares, dyshimet janë tek një bari që vinte shpesh në banesën e tyre, tek i cili dyshon se se mund të jetë larguar në Greqi bashkë me adoleshenten.
Floresha Qorri nëna e 13-vjecares nga Saranda, e zhdukur prej 4 ditësh, i bën apel institucioneve shtetërore që të bëjnë të mundur gjetjen e të miturës. Sipas 43 vjecares dyshimet janë që adoleshentja mund të jetë larguar me një bari 33 vjeçar nga Gramshi dhe bashkë mund të jenë larguar drejt Greqise. “Dyshoj për tek ky çobani, te Gentjan Zogu dhe me mijë për qind. Me çmë ka thënë policia këtë person nuk po e gjejnë. Është në kërkim por nuk e kanë gjetur”.
Nëna e të miturës rrefen se prej largimit, nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me 13 vjecaren. “Nuk kam asnjë kontakt. Më thanë shkuam dhe në Gramsh pyetëm babain. Më thotë babai që ka 15 ditë që djali ka hyrë në Greqi, por nuk është e vërtetë. Unë do ta kërkoj deri në Hagë, deri ku të arrij, derisa të marr vesh për shëndetin e vajzës, asgjë tjetër”. Familja e vajzës zë zhdukur prej 2 korrikut, banorë në lagjen nr.4 të Sarandës, ka bërë kallëzim në polici prej momentit të largimit të minorenes nga banesa.
Sigal