Në Shqipëri, Greqi dhe Itali kapen tonelata të tjera kanabis dhe kokainë dhe arrestohen 20 shqiptarë

687
Petraq Barjami

Policia Italiane e kishte matrikuluar Kokainën, që u kap në Portin e Durrësit
Të përditshme janë kurorëzimet e operacioneve policore antidrogë në Shqipëri, Itali dhe Greqi dhe sasitë e kapura janë tonelata kanabis dhe kokaine. Ajo që të bën përshtypje në këto operacione policore antidrogë në Shqipëri, Greqi dhe Itali është se Operacionet policore antidrogë shkatërrojnë banda kriminale të mirë strukturuara në trafiqet ndërkombëtare të drogës. Por, tonelatat e kanabis të kapura nga policia dëshmojnë se depot e kanabis në Shqipëri ende janë të mbushura, çka dëshmon se kultivimi i kanabis në Shqipëri, edhe në 2017-n kishte qenë masiv dhe ky fakt provon se policia shqiptare, jo vetëm që nuk pati sukses në luftën kundër kultivimit të hashashit në 2017, siç ka deklaruar herë pas here edhe kryeministri, por, përkundrazi, struktura dhe drejtuese të policisë së Shtetit kanë bashkëpunuar me trafikantët e hashashit, duke ndarë fitimet. 
Përgjatë dy viteve hetimi të këtij operacioni policor antidrogë janë sekuestruar 2300 kg lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e heroinë. Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet të jetë rreth 15 milionë euro
Në Korçë kapen 686 kg kanabis
Një sasi prej 686 kilogram kanabis sativa u sekuestrua në një banesë fshatin Bulgarec në Korçë, ndërsa në pranga ka përfunduar 45-vjeçari Jetnor Gungo, pronar i banesës. Policia lokale bën me dije se droga e gjetur ishte e ndarë në 49 thasë. Bimët ishin të thata dhe bohçet nuk ishin ndarë nga degët. Lënda narkotike, dyshohet se ishte magazinuar në shtëpitë e 45-vjeçarit për t’u tharë. Policia thotë se ka shpallur në kërkim Jetnor Gungo 45-vjeçar, në banesën e të cilit u gjet sasia e drogës. “Më datë 13.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K.G, 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi pas një informacioni të ardhur në portalin Komisariati Digjital, u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 686 kg, bimë e dyshuar Cannabis Sativa”, sqaroi policia. Ndërkohë, policia po punon për kapjen e shtetasit K.G.
Në Itali shkatërrohet banda e kokainës, 2,3 ton kokainë me vlerë dhjetëra milionë euro
Policia italiane në bashkëpunim me Policinë shqiptare kanë finalizuar pas 2 viteve një operacion të përbashkët antidrogë të koduar me emrin “Shefi” nën koordinimin e Antimafias Italiane. Mëngjesin e kësaj të mërkure (14 mars 2018), mbi 200 forca të rendit kanë ekzekutuar 43 urdhra arrestimi ndaj personave të akuzuar për trafik marijuane, kokaine dhe hashashi. Sipas të dhënave të policisë, droga trafikohej me mjete lundruese nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias teksa hetimet për operacionin “Shefi” mësohet se kishin nisur në mars të vitit 2016 nga antimafia italiane e qytetit të Barit. Të arrestuarit janë 21 shtetas shqiptarë dhe 23 italianë, të cilët akuzohen për bashkëpunim mes tyre në trafikimin e lëndëve narkotike. Arrestimet janë kryer në Shqipëri (1 urdhër arrestimi ndërkombëtar) e në provincat e Barit, Salernos, Teramos, Brindizit, Potenza e Bologna. Hetimet e këtij operacioni kanë nisur më vitin 2016 e kanë zbardhur se të arrestuarit janë anëtarë të dy organizatave kriminale të trafikut të drogës që operonin në Shqipëri dhe në rajonet italiane të Puglias, Sicili, Kampagna, Kalabri e Abruzzo. Përgjatë dy viteve hetimi të këtij operacioni policor antidrogë janë sekuestruar 2300 kg lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e heroinë. Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet të jetë rreth 15 milionë euro. Nga droga e sekuestruar mund të përgatiteshin rreth 7 milionë doza të veçanta droge. Në lagjen Carrasi të qytetit të Barit, policia italiane ka lokalizuar një magazinë droge si dhe ka identifikuar një shtetas shqiptar i konsideruar si kreu i njërës prej organizatave të trafikantëve, i cili administronte trafikimin e drogës nga Shqipëria në territorin italian. Suksesi i Operacionit Shefi u përcaktua dhe nga Repartit i Investigimit të përbashkët Itali-Shqipëri i ngritur më korrik të 2017 në Tiranë, nga Prokuroria e Krimeve të rënda shqiptare si dhe nga agjencia Eurojust. 

Të arrestuarit:
1-Dritan Naçi, 31 vjeç

2-Mariglen Shusha, 31 vjeç

3-Marlian Aliaj, 22 vjeç

4-Andi Peshku, 24 vjeç

5-Vullnet Daci, 28 vjeç

6-Gezim Birçaj, 53 vjeç

7-Malton Lleshi, 34 vjeç

8-Fiqiret Seferi, 53 vjeç

9-Ernest Peza, 26 vjeç

10-Leonidha Sejdiaj, 51 vjeç

11-Elton Ismaili, 38 vjeç

12-Ferhat Hajdini, 44 vjeç

13-Vullnet Cila, 38 vjeç

14-Shpëtim Shehi, 38 vjeç

15-Donial Drolli, 28 vjeç

16-Ibrahim Xhihani, 25 vjeç

17-Ergen Seferi, 27 vjeç

18-Arian Kërtusha, 47 vjeç

19-Senat Hallunaj, 22 vjeç

20-Hamid Seferi, 24 vjeç
Sigal