Në pranga 3 persona, fallsifikonin dokumenta

568
Policia e Elbasanit ka zbuluar një bazë të falsifikimit të prodhimit të kartave të identitetit, pasaportave dhe dukumentave të tjera zyrtare, ndërsa ka arrestuar 3 persona.
Sipas policisë u sekuestruan përveç mjeteve të identifikimit edhe sende të tjera si; 2.5 kg zhivë e bardhë, 4 aparate celularë, 5 vula të institucioneve të ndryshme dhe pikave të kalimit kufitar, 1.000 dinarë, 1.000.000. lekë dhe 1.500 euro si dhe sende të tjera të cilat I shërbenin grupit për realizimin dhe bërjen e dokumentave të fallsifikuara.
Në kuadër të operacionit “Kalaja” policia arrestoi Anastas Çyço 51 vjeç nga Elbasani, Alban Nuredini 38 vjeç dhe Lulzim Gjoçi, i dënuar më parë.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Falsifikim i pasaportave dhe vizave”, “Moskallëzim krimi” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive“, të kryera në bashkëpunim.
Sendet e sekuestruara 
-50 pasaporta shqipetare të fallsifikuara,
-3 pasaporta Bullgare të fallsifikuara,
-1 pasaportë Greke e fallsifikuar,
-3 karta identiteti Bullgare të fallsifikuara,
-2 leje drejtimi Bullgare të fallsifikuar,
-1 vizë kalimi të shtetit të Pakistanit e fallsifikuar,
-200 dokumenta të tjera të fallsifikuara, si :
-leje drejtimi, leje qarkullimi, dëftesa të ndryshme pjekurije, diploma të degëve ndryshme të shkollës së lartë, çertifikata personale dhe familjare, akte pronësie noteriale të qytetit të Tiranës, vërtetime të shkollave të ndryshme, vërtetime të bashkisë Elbasan,
-3 Leje Qendrimi në shtetin Italian,
-1 Raportë mjeko-ligjorë i Poliklinikës së Elbasanit,
-vërtetime bosh të Drejtorisë Arsimore të qytetit të Tiranës,
-Akte Vlerësimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor,
-Çertifikata Trajnimesh të ndryshme të lëshuara nga USAID,
-5 kg zhivë e bardhë,
-20 fotografi të personave të ndryshëm të cilët kanë bërë porosi për dokumenta të fallsifikuara,
-4 aparate celularë,
-5 vula të institucioneve të ndryshme dhe pikave të kalimit kufitarë,
-1000 dinarë, 1.000.000 lekë,
-1500 euro, si dhe sende të tjera të cilat i shërbenin grupit për realizimin dhe bërjen e dokumentave të fallsifikuara.
Sigal