Në kërkim për kultivimin e bimëve narkotike, kapet në Itali dhe ekstradohet drejt Shqipërisë 27-vjeçari (EMRI)

98
Sigal

Aldo Halili 27 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivimin e 1720 bimëve narkotike, në Tepelenë, është kapur në Itali dhe ekstradua më pas në Shqipëri, ku iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Njoftimi: Interpol Tirana

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivimin e 1720 bimëve narkotike, në Tepelenë, kapet në Itali dhe ekstradohet drejt Shqipërisë, 27-vjeçari, i dënuar me 6 vjet burgim.

Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët italianë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është kapur në Itali dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi Aldo Halili, 27 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër e ka dënuar atë, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Shtetasi Aldo Halili ka kultivuar 1720 bimë narkotike, në Tepelenë, në vitin 2016.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.