Në kërkim ndërkombëtar, arrsetohet në Tiranë 38-vjeçari

371
Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Sipas njoftimit zyrtar të policisë së kryeqytetit, është vënë në pranga Rasim Muja, 38 vjeç. Muja është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana vetëm dy ditë më parë, pasi gjykata e Perugias e ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale të shfrytëzimit të prostitucionit, emigracionit të paligjshëm dhe pjesëmarrje në organizata kriminale. Ndërkaq, edhe në Fier është arrestuar një tjetër person shpallur në kërkim ndërkombëtar. Aleksandër Hodaj, 37 vjeç nga Mbrostari është dënuar nga një gjykatë italiane, me 5 vjet e 10 muaj burg.
Sigal