Në Durrës ndalohet kamioni me 550 mijë paketa cigare kontrabandë

420
Një kamion i cili transportonte 550 mijë paketa cigare kontrabandë është ndaluar në Durrës në kuadër të një operacioni të koduar “Eklips”
Policia e Durrësit informon se operacioni u finalizua sot dhe në pranga ka rënë dhe një shtetas maqedonas dhe një turk me banim në Tiranë.
Tre të arrestuarit akuzohen për tentim të transportit të paketave kontrabandë
Në pranga janë
Irfan Ameti 46 vjeç, lindur në Maqedoni dhe banues në Tiranë;
Gjuljen Sami 52 vjeç, lindur në Turqi dhe banuese në Maqedoni;
Ilir Dengu 53 vjeç, banues në Tiranë.
“Arrestimi i tyre u bë pasi: Në bazë të informacioneve të marra nga Shërbimet Homologe të huaja u ushtrua kontroll në kamionin me targa AA 679 KU dhe me trailer TR 0349 R, me drejtues shtetasin Ilir Dengu, ku i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: •rreth 550 000 paketa të markës’Merhaba”, me vlerë në tregun e lirë 154 000 000 lekë të reja dhe •kamioni me targa AA 679 KU” informoi sot policia e Durrësit
Malli i sekuestruar ishte ngarkuaer në Mal të Zi dhe nuk kishte dokumentacionin e rregullt dhe destinacion të përcaktuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”dhe”Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”parashikuar në nenin 172 dhe 149 të Kodit Penal.
Sigal