Në 2016 – Gjyqtarja paralajmëroi vrasjen në një letër drejtuar ambasadorit Lu

638
Viktima e dhunës makabre të ish bashkëshortit jo vetëm që e kishte paralajmëruar por edhe kishte kërkuar ndërhyrjen e ambasadës së SHBA, npërmjet një letre që i ka derguar ambasadorit amerikan Donald Lu. Letra e cila është drejtuar ambasadorit amerikan fill pas tentatives se parë për vrasje nga ish bashkëshorti, përmban alarmin e nje gruaje, të një nëne, por edhe të një gjyqtareje, pjesë e këtij sistemi drejtësie.
Në letrën e saj Fildeze Hafizi ngre shqetësimin që sipas saj nuk lidhet vetëm me atë personalisht, por me shume gra shqiptare, viktima të dhunës në familje, dhe më pas viktima të këtij sistemi drejtësie.
39-vjeçarja, në atë kohe gjyqtare magjistrate, ngre shqetësimin se si në hetimet e saj prokurori e akuzoi autorin vetem per dhunë në familje dhe për armëmbajtje pa leje edhe pse ai ne 19 korrik të 2015 ai kishte tentuar të eliminonte atë padrejtesisht
“Shqetësimi im i vërtetë filloi kur unë e kuptova që edhe pse tashmë jam pjesë e sistemit të drejtësisë akoma edhe sot që po ju shkruaj nuk është bërë asnjë seancë gjyqësore në mënyrë që të jepet drejtësi. Për një vepër të kryer në kushtet e flagrancës ka 9 muaj që nuk bëhet dot asnjë seancë gjyqësore. Unë e përjetoj profesionin tim si një mision të shenjtë të cilin fati dhe zoti ma besuan mua në shërbim të njerëzve që i drejtohen gjykatës me besim dhe shprese se do të gjejnë drejtësi. Kur ëndërroja dhe lufotja me forcat e mia që një ditë të bëhëm pjesë e sisitemit të drejtësisë, gjithmonë kam aspiruar që t’i shërbej me dinjitet dhe pavarësi dhe paanësi të plotë njerëzve.”
Në letrën që viktima Ii drejtonte ambasadorit amerikan del qartë frika që ajo kishte se ish bashkëshorti do ta realizonte qëllimin e tij, por edhe një këmbanë alarmi për problemet nga të cilat vuan sistemi i drejtësisë shqiptare.
“Çdo ditë jetoj me frikën se ai do të dalë sepse mund t’i shuhet masa e sigurimit dhe mund të realizojë qëllimin e tij, të përfundojë veprimin që nisi sepse sistemi i drejtësisë po i jep një leksion “bëj çfarë të duash se nuk ka ndëshkim”. Çdo ditë i lutem Zotit që të më lerë jetën që t’i bëj fëmijët e mi qytetarë të zotë e të denjë. Ju lutem besoni se të gjithë anëtarët e ndërshëm të drejtësisë shqiptare ju janë mirënjohës dhe lutemi që ju të vazhdoni përpjekjet tuaja për reformen aq të dëshiruar në drejtësi. Ju drejtohem ju i nderuar zoti ambasador spese nuk kam më se kujt t’i drejtohem. Ju siguroj se shqetesimin tim e kam ndarë me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, sigurisht duke u kujdesur gjithmonë që të mos influencoj në dhënien e drejtësis, por me sa duket veshët janë të shurdhër.”
Nëna e dy fëmijëve Fildeze Hafizi u ekzekutua nga ish bashkëshorti i saj pasditen e së enjtës në zonën e Xhamllikut në kryeqytet.
Sigal