Ndahet nga jeta një nga themeluesit e Okulistikës Shqiptare, Prof.Dr. Gjergji Cepa

186

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare, mjeku i shquar shqiptar, Prof.Dr. Gjergji Cepa, një ndër themeluesit e Okulistikës Shqiptare.

Gjergji Cepa lindi në 1939 në qytetin e Korçës. U diplomua mjek okulist në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Leipzigut në Gjermani në vitet 1957, deri në vitin 1963. Nga viti 1963, deri në vitin 1965, vijoi specializimin në Tiranë dhe më pas u emërua në detyrën e Nen/Drejtorit të Spitalit Rajonal të Korçës, që e ushtroi deri në vitin 1974.

Në vitin 1975, Prof.Dr Gjergji Cepa emerohet mjek okulist në Klinikën Speciale dhe po këtë vit shkon për Specializim të mëtejshëm në Kinë.

Në vitin 1979, Prof.Dr Gjergji Cepa vijon specializimin në Austri.

Në vitin 1980, fitoi titullin e lartë “Doktor i Shkencave” dhe për shumë vite ishte Pedagog në Universitetin e Tiranës.