Ndahet nga jeta Arqile Lici

774
Në pak ditë bota e teatrit dhe kinemasë shqiptare është goditur nga vdekja e tre aktorëve: Marko Bitraku, Lazër Vlashi dhe së fundi Arqile Lici. Për ata që nuk e njohin kujtojmë se Arqile Lici ka disa role emblematike në Teatrit dramatik të Fierit si dhe në filmin shqiptar.
Shumkush mund ta mbaje mend me rolin e Niqiforit tek komedia “Shoku Niqifor”, me rolin e Esad Pashës në dramën “Dy krisma në Paris”, në rolin e dajë Rustemit tek filmi “Hijet që mbeten pas” apo të ndërmjetësit për faljen e gjaqeve tek filmi “Gjallë”. Mes vitet 2004-2006 ai ka drejtuar Shtëpinë Qëndrore të Ushtarakëve.
Arqile Lici është dekoruar nga presidenti Bamir Topi me Urdhrin “Naim Frashëri” i Argjendtë, me motivacionin: “Për arritje në interpretimin me mjeshtëri artistike të roleve të realizuara në teatër dhe kinematografi”. Ai u nda nga jeta në moshën 62-vjeçare.
Sigal