Ndahet nga jeta arkitekti i Piramidës, Klement Kolaneci

692
Si pasojë e një sëmundje të pashërueshme, ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare arkitekti shqiptar i 400 veprave. Arkitekti i njohur shqiptar, Klement Kolaneci lindi më 26 shkurt të vitit 1948 në Tiranë. Arkitekti i shumë veprave simbol në Shqipëri ndërroi jetë pas një sëmundje të pashërueshme, rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm. Ai ishte arkitekt i shumë veprave arkitekturore në Shqipëri, si “Piramida”, “Pallati i Kongreseve” dhe 400 veprave të tjera. Klement Kolaneci është bashkëshorti i Prenvera Hoxhës, vajzës së ish-diktatorit Enver Hoxha. Një nga veprat simbol në Shqipëri që mban firmën e arkitektit Klement Kolaneci është ish-muzeu i diktatorit Enver Hoxha, i njohur ndryshe si Piramida.
Sigal