Motori përplaset me furgonin e Policisë Kufitare, 69 vjeçari përfundon në spital

442
Sigal

Një motor pa targa drejtuar nga një 69 vjeçar me iniciale H.B, banues në lagjen “Liria” në Shkodër është përplasur me një mjet tip furgon i Policisë Kufitare të qytetit verior, me drejtues punonjësin e policisë F. K. 49 vjeç, banues ne Shirokë, Shkodër.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në në vendin e quajtur shtëpitë e malësorëve, fshati Oblikë.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje po kryen veprimet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për sqarimin e rrethanave të aksidentit.