Motori përplas këmbësoren në Tiranë, te ‘Pallati me Shigjeta’

265
Sigal

Një këmbësore ka mbetur e plagosur, pasi është përplasur nga një motor. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15, tek Pallati me Shigjeta. Burime zyrtare bënë me dije se motori me drejtues me inicialet R.B., ka aksidentuar këmbësoren L.Ç., 40 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu nga aksidenti është dëmtuar dhe drejtuesi i motorit, shtetasi me inicialet R.B, i cili ndodhet ne spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.