Moti i keq paralizon edhe Vlorën, përmbyten rrugët e qytetit, uji futet edhe në disa banesa

95
Sigal

Moti i keq dhe reshjet e dendura kanë shkaktuar problematika serioze edhe në Vlorë e Kuçovë.

Në Kuçovë është përmbytur rruga kryesore ndërsa uji është futur në nënstacionin elektrik dhe për pasojë disa banesa kanë mbetur pa energji elektrike.

Ndërkohë, reshjet e shiut kanë sjellë problematika edhe në Vlorë, ku disa rrugë kryesore të qytetit janë përmbytur. Zona si pranë stadiumit Flamurtari, në lagjen Pavarësia, por edhe në zonën e Skelës tashmë nën ujë.

Probleme ka pasur edhe në disa blloqe banimi pranë zonës së Albano dhe Rominës por edhe në disa zona të tjera të qytetit. Deri më tani nën ujë segmentet rrugore dhe automjetet Për momentin nuk rrezikohen banesa apo biznese.