Mjeti përplas për vdekje këmbësorin në Elbasan

502
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Sipas policisë në lagjen “Vullnetari” , Elbasan, shtetasi E.B., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” me targa EL 1631 B, ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin, shtetasin Sh K., rreth 55 vjeç, banues në lagjen Vullnetari Elbasan.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.