Mjeti lundrues mbetet në mes të detit të trazuar në Sarandë, ndërhyn policia

496
Një mjet lundrues me disa persona në bord, të cilët dyshohet se janë turistë ka mbetur në mes të detit të trazuar në Sarandë.
Mjeti lundrues ka kërkuar ndihmë nga policia kufitare, e cila ka ndërhyrë dhe ka shpëtuar personat.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, por dyshohet se mjeti ka pësuar defekt.
Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme policia kufitare shpëtoi një çift turistësh francezë në Ksamil.
Sigal