Mjacaj rrëfen para gjykatës vrasjen e turistëve çek

439
Mëshirë nga gjykata dhe falje për familjarët e çiftit çek kërkoi Sokol Mjacaj i cili në korrik të 2015 vrau dy të rinjtë çekë pasditen e 3 korrikut në fshatin Prekal të Dukagjinit.
Në seancën e sotme gjyqësore ai ka rrëfyer vetë gjithë ngjarjen dhe si vrau dy turistët çekë
Paraditen e 3 korrikut Sokol Mjacaj kishte qëndruar në shtëpi së bashku me të atin.
“Rreth orës 13- 1400 i thashë babait se do të shkoj në Bjeshkë. Kam marrë armën në shtëpi dhe kam vendosur atë ditë të bëj një grabitje
Kam pritur 2 orë e 30 minuta një makinë për tu larguar nga fshati. Nga Bregu i Lumit pashë që po vinte fuoristrada ku udhëtonte çifti çek. I nxora dorën për të ndaluar ndërsa armën e mora në një çantë të tejdukshme.
Në fillim ata nuk pranuan, por unë i hipa prapa. Michael ndaloi dhe më kërkoi të zbrisja. Në atë moment nxorra automatikun dhe i bërtita ndal. Qëllova 3- 4 herë në ajër për t’i trembur. Më pas kam hipur në makinë ndërsa armën e mbaja në drejtim të djalit i cili drejtonte mjetin. Në zonën e Prekalit nisi të ngiste makinën me shpejtësi ndërsa vajzës i fliste çekisht dhe unë nuk kuptoja. Në këtë moment ajo lidhi rripin e sigurimit.
Djali filloi të ecte me shpejtësi dhe të bënte manovra me makinë. Në një moment tentoi të merrte armë. Makina doli nga rruga dhe nisi të rrokullisej në greminë. Unë qëllova dhe vrava Michael.
Vajzën, Anna Kosinova e kam vrarë pa dashje sepse në rrokullisje e sipër të makinës arma u shkrep dhe ajo mori 2 plumba. Kur dola nga makina përmes xhamit më mbeti atletja brenda.
Pas vrasjes ika në Prekal dhe një djalë me motor më Pas vrasjes ika në Prekal dhe një djalë me motor më çoi në Shkodër. Kur kalova në vendin e ngjarjes pashë një dëshmitar që po merrte në telefon policinë
Sokol Mjacaj ka kërkuar gjykim të shkurtuar por gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e tij.
Sigal