Misioni italian: Kemi shtuar fluturimet nga ajri për monitorimin e kanabisit

399
Drejtori i zyrës ndërlidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë deklaroi se misioni fluturimin e ka filluar në Maj për të monitoruar të gjithë territorin. “Rezultatet janë pozitive deri tani. Jemi të vendosur që të intensifikojmë monitorimet me qëllim zbulimin dhe shkatërrimin e parcelave me kanabis në të gjithë vendin. “Për këtë do të na duhet edhe ndihmë e qeverisë shqiptare”, janë shprehur përfaqësuesit e misionit Italia. 

Misioni italian i fluturimeve me avion të posaçëm të Guardia di Finanza në bashkëpunim me policinë shqiptare vijojnë edhe këtë vit monitorimet nga ajri për të evidentuar parcelat me lëndë narkotike. Qeveria shqiptare në mars të këtij viti hartoi një plan për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike Sipas planit, Policia e Shtetit, organet ligjzbatuese dhe të gjitha institucionet e tjera që kanë lidhje angazhohen në një operacion të gjerë dhe të kombinuar për goditjen që në gjenezë të përpjekjeve për kultivim apo trafikim. 
Sigal