Ministri Bushati: Dënojmë fuqimisht vrasjen e ambasadorit rus në Ankara

373
Sigal

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati
kanë reaguar pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov.

Përmes
një postimi në Twitter, ministri Bushati shkruan: “Dënojmë fuqimisht vrasjen e
ambasadorit rus në Ankara. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e
viktimës”.

Këtë
reagim të Ditmir Bushatit e ka shpërndarë edhe Kryeministri Edi Rama.