Merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht automjeti në Fier, shpëton mrekullisht shoferi

104
Sigal

Një incident ka ndodhur në bypassin Mbrostar– Levan, afër spitalit Memorial, ku një automjet tip “Nissan Qashqai” me targa AA875 YM është përfshirë nga flakët.

Mësohet se automjeti ka qenë duke lëvizur në drejtim të Vlorës, kur është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht shoferi ka dalë në kohë dhe nuk ka pasur të lënduar.

Mendohet që zjarri ka ardhur si pasoje e një defekti teknik, por gjithsesi është duke u punuar për zbardhjen e vërtetë të shkaqeve.