Merr flakë banesa në Përmet, shkrumbohet e gjitha, zjarrin ia vunë 2 të pastrehë

28
Sigal

Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të dielë në Përmet. Burime bëjnë me dije se zjarri është shkaktuar nga dy të pastrehë që kishin gjetur të pabanuar këtë shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bajame” dhe gati 500 metra larg repartit zjarrëfikës. Pasi vunë alarmin qytetarët e rastit, zjarrëfikësja ka shkuar menjëherë dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Mësohet se të gjitha objektet që ishin brenda shtëpisë janë djegur, ndërkohë që të pastrehet të cilët kanë probleme të shëndetit mendor, u larguan në drejtim të paditur. Prej kohësh në banesë nuk banonte njeri për shkak të kontestimit të pronësisë së saj.