Mediat e huaja zbardhin përgjimet e kartelit shqiptaro-kolumbian : 10% të fitimeve i merr qeveria shqiptar

195
Sigal

Ditë më parë, policia italiane arrestoi një kartel shqiptaro-kolumbian që vepronin në shpërndarjen e drogës në Itali. Në hetimet e mëtejshme të bëra si nga policia por edhe nga mediat e huaja, janë bërë publike përgjime ku përmendet edhe trafikanti shqiptar i lëndëve narkotike, Moisi Habilaj.

Në një pjesë të përgjimeve, janë përmednur edhe trafikimi që bëhej në Shqipëri e më pas nisej drejt vendeve të tjera ku theksohet se 10 përqind të fitimeve i merrte shteti shqiptar.

I zhdukur prej disa muajsh pasi u dënua me 15 vite burg për historinë e tij të drogës, ku u implikua edhe Saimir Tahiri, Habilaj përmendet nga dy trafikantët shqiptarë të drogës, Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili, që u prangosën dje

“Meridionews” ka zbardhur një përgjim të datës 9 prill të vitit 2019. Biseda zhvillohet brenda një “BMW X3”, që lëviz në rrugët e katanias, ku diskutojnë Julian Hoxhaj, Indrit Karafili dhe një i ri 26-vjeçar nga Katania. Ata nxjerrin në pah miqësinë e veçantë që ka nisur Moisi Habilaj me Natalino Nizza (djali i një bosi droge) në korridoret e burgut të Bicocca.

“Ata e braktisën atje, pa para dhe rroba. Natalino i dha para, rroba dhe kur mori paratë, Moisiu i bleu një kostum të Juventusit”, është një pjesë e bisedës.
Dhe, siç thonë hetimet, miqësia mes Habilajt dhe Nizza-s i hapi rrugën biznesit të drogës të Hoxhajt dhe Karafilit në Katania.

“Përgjimet mjedisore, shkruajnë hetuesit, zbulojnë se Natalino Nizza ishte i interesuar të kishte një marrëdhënie të qëndrueshme me shqiptarët për blerjen e marijuanës, fillimisht me 30 ose 40 kilogramë.”

Në dokumentet e hetimit zbulohen edhe mosmarrëveshjet për pagesat.

“Unë e kam mbaruar punën time, tani dua paratë e mia”, i tha Karafili një burri shqiptar gjatë një prej shumë udhëtimeve të tij në Katania.

Qendra e dialogut, sipas medias italiane, ishte një borxh prej rreth 80 mijë eurosh për një furnizim.

Mes të tjerash, në përgjimet e publikuara nga “Meridionews”, një nga bisedat më interesante të kapura mes njërit prej pjesëtarëve shqiptarë të grupit kriminal si edhe bashkëpunëtorit të tij kolumbian, rinxjerr në skenë zhvillimet e trafikut të drogës në periudhën 2016-2019 në Shqipëri.

“Trafikimi i marijuanës në Shqipëri është i paligjshëm prej tre vitesh, që kur erdhi ajo copë muti… Deri para tre vitesh ishte kështu…10 përqind e merrte shteti”, shpjegoi Karafili në një dialog që daton në vitin 2019. Megjithatë, siç shkruan edhe “Meridionews”, nuk është e qartë se kujt i referohet Indrit Karafili në përgjimet e publikuara./Fax News