Me pushime në Ksamil, i vjedhin portofolin me euro e dollarë dhe dokumentet

430
Ndonëse ai kishte zgjedhur të kalonte pushimet verore në Ksamil, një 39-vjeçar nga Kosova ka rënë pre e grabitjes.
Burime zyrtare nga policia e Sarandës bënë me dije se ngjarja ndodhi dje në lagjen ‘Baxho’ në Ksamil, në një banesë që kishte marrë me qira shtetasi me inicialet R.O.

Të njëjtat burime theksuan se persona ende të paidentifikuar i kishin vjedhur pushuesit portofolin me një sasi të konsiderueshme eurosh, dollarë dhe franga zvicerane si dhe disa dokumente.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 21.08.2017, gjatë natës, në lagjen ”Baxho” Ksamil, shtetasit R.O, vjeç 39, banues Prizren, në banesën ku rrinte me qira i kanë vjedhur një portofol me një sasi të konsiderueshme eurosh, dollarësh dhe franga zvicerane dhe disa dokumente. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Sigal