Me precedentë të mëparshëm, kush është 52-vjeçari që qëlloi me sëpatë të riun në Kavajë

22
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lokalin në pronësi të Elton Dedej, ku 52-vjeçari Artur Petja ka goditur me sëpatë në kokë 33-vjeçarin e identifikuar me inicialet I.GJ.

Ky i fundit, pas mjekimit në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën, ndërsa autori është vënë në pranga për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

I arrestuar është edhe pronari i lokalit, pasi ka përkrahur 52-vjeçarin, duke prishur vendin e ngjarjes dhe duke dhënë deklaratë të rreme. Sipas burimeve, kur është marrë në pyetje, ai ka deklaruar se i plagosuri ishte rrëzuar nga shkallët.

Dedej nuk është një emër i panjohur për blutë e Kavajës, pasi rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit. 44-vjeçari është përfshirë në një përplasje me armë më 4 korrik 2019 në lokalin e tij, mes dy bandave, ku si pasojë mbeti i vrarë një kalimtar i rastit.

Ai akuzohet gjithashtu edhe për aktivitetin e lojërave të fatit, pasi në lokalin e tij është gjetur edhe një klient i identifikuar me inicialet A.D., 31 vjeç, në celularin e të cilit ishin gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati.