Me pasaporta false nga Shqipëria drejt Italisë, pranga turkut në Durrës, penalizohet edhe gruaja

513
Një shtetas turk së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij tentuan të udhëtojnë drejt Italisë me dokumente false. Ndalimi i tyre është bërë në Portin e Durrësit nga Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin. Sakaq, u arrestua 39-vjeçari Muhammed Aydogmus, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes së tij, shtetases me inicialet N.A, 34 vjeç, të dy banues në Turqi.
“Shtetasit e mësipërm, së bashku me dy fëmjët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin dhe të udhëtojnë në shtetin italian me pashaporta, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Fallsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Sigal