Me gjysëm kile heroinë në makinë, si e tradhtuan veten dy trafikantët shqiptarë

1064
Sigal

Një sasi e konsiderueshme heroine është sekuestruar në Rugareto, Itali, të dielën në mbrëmjë, më 17 shkurt, në sajë të një operacioni të karabinierëve të Legnano. Ora ishte rreth 8 e darkës kur një patrullë policie që kontrollonte zonën, kaloi pranë zonës së pyllëzuar në Rugareto.

Para syve të karabinierëve, një shofer me pasagjerin e tij në një minibus Ford C-Max që ishte parkuar buzë rripit të gjelbër, bëri të ikte me një manovër të papritur. Ky xhest nuk shkoi pa u vënë re, ndaj makina u kontrollua menjëherë.

Kontrolli dha rezultat: fshehur në derën e pasgajerit u gjetën 530 gr heroinë. Menjëhërë iu vunë prangat dy personave në makinë, që ishin të dy shqiptarë, 33 dhe 47 vjet. Njeri prej tyre madje, pas verifikimit, rezultoi me precedentë për drogë. Të dy shqiptarët tani akuzohen për shitje droge në sasi të mëdha.