Mbyti gruan, burg për 37-vjeçarin

498
Prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg” ndaj 37-vjeçarit Disha, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Resmie Disha, kërkesë kjo që u pranua nga gjykata. Vetë i akuzuari e pranoi krimin para gjykatës dhe tha se nuk kishte dashur ta vriste bashkëshorten.
Shkëlqimi tha se situata i kishte dalë jashtë kontrollit, ndërsa shtoi se ndihej i penduar për atë që kishte ndodhur. Sipas prokurorisë, shkak për ngjarjen, e cila përfundoi tragjikisht, është bërë pretendimi i 37- vjeçarit se bashkëshortja e tij e kishte tradhtuar disa vjet më parë. Shkëlqim Disha, së bashku me bashkëshorten e tij Resmie Disha (Murtini), ishin nisur për të shkuar me këmbë drejt fshatit Vrrin të rrethit Librazhd, ku banojnë disa të afërm të shtetasit Shkëlqim Disha. Gjatë rrugës, afër fshatit Urëz, çifti ka ndaluar për të pushuar. Në këto momente midis tyre ka lindur një debat për motive të dobëta dhe në konflikt e sipër shtetasi Shkëlqim Disha, fillimisht e ka qëlluar me dru pas koke bashkëshorten e tij dhe më pas e ka shtrënguar me rrip pantallonash në qafë, duke i shkaktuar vdekjen e 31-vjeçares Resmie Dishës.
Sigal