Mbytet një person te Gjiri i Lalzit

401
Një person ka humbur jetën te Gjiri i Lalzit teksa ka qenë duke u larë. Viktima është 56 vjeçari nga Rrësheni P.F., i cili ka humbur jetën rreth mesditës së sotme gjatë kohës që ka qenë në det. Shkaqet e vdekjes së tij janë ende të paqarta, pasi dyshohet për një infarkt të mundshëm gjatë kohës që i ndjeri ka qenë duke u larë. Mësohet se viktima ka qenë me pushime me familjarët dhe ka humbur ekuilibrin në pak çaste duke u mbytur. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga pushuesit e tjerë, 56 vjeçari ka ndërruar jetë.
Sigal