Mbytet një person në Pogradec

680
Një person ende i paidentifikuar është parë të pluskojë nga disa banorë në lumin që derdhet në liqenin e Pogradecit .
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Oktapodi”.
Ai dyshohet se është mbytur në lumë, ndërsa rrjedha ka çuar në liqen.
Blutë e Korçës bëjnë me dije se pritet ardhja e palombarëve, për të vijuar kërkimet me qëllim gjetjen e trupit në liqen.
Sigal