Mbërritja e dimrit, ja rrugët problematike në të gjithë vendin

480
Sigal

Mbërritja e dimrit ka sjellë edhe problemtikta e para pas reshjeve te shit dhe te doebr ne disa zona.

Autoriteti rrugor shqiptar njofton se situata nuk eshtë shqetësuese dhe Rekomandon përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën dhe të bëjnë kujdes për shkak të lagështisë në rrugë, sidomos në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës.

Ja Informacion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar:

Situata e qarkullimit në akset kombëtare paraqitet si më poshtë:

Në akset Kukës – Bushtricë, Kukës – Ura e Zapodit, si dhe akset e Dibrës po punohet me mjete borëpastruese.Qarkullimi kryhet pa probleme.

Në akset e Tropojës dhe në Bogë – Dedaj – Razëm ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë bërë pastrimin me mjetet borëpastruese, akset qarkullohen normalisht pa zinxhirë.

Edhe në Qafë Mali – Fierzë, ku trashësia e borës ka arritur 15 cm, kontraktorët po punojnë pa ndërprerje që prej orëve të mbrëmjes.

Segmenti Mjedë-Pukë -Fushë Arrës është pastruar nga bora, kalimi pa zinxhirë.

Segmenti Fushë Arrës- Fushë Dukagjin ka pasur reshje të herë pas hershme gjatë natës dhe në vazhdim, rruga është e hapur, po punohet për ta përmirësuar.

Useku (unaza e re) Bulqizë, rruga e kalueshme pa zinxhirë.

Në të gjithë Qarkun Korçë ka pasur reshje bore dhe Korçë –  Ersekë, në Qafën e Qarrit. Qarkullimi në Boboshticë dhe në Dardhë bëhet me zinxhirë, në akset e tjera nuk ka probleme.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën dhe të bëjnë kujdes për shkak të lagështisë në rrugë, sidomos në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës.