Mbante fishekë e armë në lokal, arrestohet pronari në Pogradec

428
Sigal

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 46-vjeçar, pasi në ambientet e biznesit të tij lokal bastesh sportive mbante armë zjarri dhe fishekë. Në pranga ka përfunduar Lavdi Çuli.

“Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në lokalin në pronësi të tij, baste dhe lloto sportive në lagjen nr 5 në Pogradec, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë tip “Mauser” dhe 6 fishekë pa lejen e organeve përkatëse”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme bazuar në nenin 278 të Kodit Penal.