Sigal

Dy persona kanë vdekur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Mat.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shëlli, ndërsa viktimat janë punonjës të bashkisë së Matit të cilët kishin shkuar për të hapur një rrugë.

Punonjësit e bashkisë së Matit janë qëlluar nga një person, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie kane nisur hetimet.