Maskat i grabisin 10 mijë euro sapo doli nga banesa e borxhliut

504
Një grabitje është shënuar mëngjesin e sotëm në në rrugën “Ali Baushi”, në zonën e njohur si “Xhamlliku”. Disa persona me maska kanë goditur me grushte shtetasin A. D. dhe i kanë marrë një shumë monetare prej 10.000 (dhjetëmijë) euro. Dyshohet se më pas autorët janë larguar me mjetin tip “Golf”.
Sipas policisë “Më datë 17.02.2016, rreth orës 07:05, në rrugën “Ali Baushi”, në zonën e njohur si “Xhamlliku”, disa persona me maska kanë goditur me grushte shtetasin A. D. dhe i kanë marrë një shumë monetare prej 10.000 (dhjetëmijë) euro. Shtetasi A. D. ndodhej në rrugën “Ali Baushi” në banesën e shtetasit E. T. për të marr shumën prej 10.000 euro, shumë të cilën ja kishte dhënë borxh para disa kohësh. Pak çaste pasi ka dalë nga banesa e shtetasit E. T., personat e maskuar i kanë marrë shumën monetare”.

Policia ka shkuar në vendngjarje ndërsa janë ngritur pika kontrolli, si dhe është bërë i mundur identifikimi i targës së automjetit që dyshohet se kanë lëvizur autorët. Shtetasi i dëmtuar A.D. është në gjendje të mirë shëndetësore. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal