Mashtruan emigrantët nga vendet e treta, prangosen 2 të rinjtë

448
Sigal

Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar sepse akuzohen se kanë mashtruar 4 shtetas që vinin nga vendet e treta. Ata dyshohet se u kanë marrë këtyre shtetasve 1 mijë euro për ti transportuar nga Tirana në Kosovë.

“Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme ndaluan shtetasit B.B. 29 vjeç dhe I.L. 24 vjeç, nga Tirana. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata dyshohet se kundrejt shumës monetare 1.000 euro kanë mashtruar 4 shtetas që vinin nga vendet e treta, për t’i transportuar nga Tirana në Kosovë.” informoi sot policia.

Ata akuzohen për veprat penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, mbetur në tentativë” dhe “Mashtrim”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.