Sigal

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme, qytetin e Ballshit, ku burri 34 vjeçar ka vrarë me thikë gruan e tij 34 vjeçe dhe kunatën e tij, Merisa Caushaj 18 vjeçe, në sy të dy fëmijëve të mitur, pas një konflikti për motive të dobëta.

Syri.net ka arritur të sigurojë dhe foton e autorit Gazmend Musta dhe gruas së tij Gentiana Caushaj si dhe të dy fëmijëve të tij të tyre të mitur.

Policia ka arritur të arrestojë menjëherë autorin e ngjarjes, i cili ka rezultuar të ishte në gjendje të dehur.