‘Masakra e Çoles’, Gjykata Kushtetuese kthen për rishqyrtim vendimin për 3 të akuzuarit

416
Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim dosjen e 3 të akuzuarve për masakrën e Coles në Vlorë. Pas kërkesës së 3 të akuzuarve, Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e tyre duke shfuqizuar vendimin e 23 shkurtit të Gjykatës së Lartë e cila la në burg 3 të akuzuarit.

Gjykata Kushtetuese kërkon të dërgohet për rishqyrtim dosja në Gjykatën e Lartë.

Gjykata ka dhënë nga 35 vite burgim për Bertil Aliaj dhe Ani Begaj, ndërsa Aleksandër Llanaj është dënuar me burgim të përjetshëm. Për Aliajn dhe Begajn dënimi u shkurtua.
Sigal