Masa e sigurisë – Grabitja e thasëve me para, “burg” për 6 të arrestuarit e kompanisë së sigurisë

451
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 të arrestuarit e kompanisë së sigurisë pas grabitjes të ndodhur në afërsi të Rinasit të rreth 8 thasëve me para të një banke të nivelit të dytë.
Për rastin, janë arrestuar shtetasit, Gentian Dedja, Endri Daci, Përparim Logu, Xhemil Metaj, Dashamir Balla dhe Fatmir Gapi, ndaj të cilëve është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.
Për grabitjen spektakolare nuk janë arrestuar ende autorët e ngjarjes, të cilët u zhdukën me shpejtësi pa lënë gjurmë. Grabitja spektakolare ndodhi rreth orës 14:00 të së enjtes së shkuar (9 shkurt).
Më shumë rreth çështjes: 
Grabitet makina që transportonte paratë e bankës në Rinas: 7-8 thasë me valutë
Grabitja në Rinas, arrestohen 5 policët privat. Shuma e grabitur mister!
Grabitja në Rinas, policia: Ja 8 shkeljet e kompanisë private të sigurisë
Sigal