Marjan Levanti tenton të vetëvaret në burg, e ndalon policia

404
Sigal

Marjan Levanti, autori i plagosjes së trefishte dy ditë më parë ka tentuar të varë veten në dhomat e paraburgimit.  Lajmin e ka dhënë vetë policia e cila ka konstatuar veprimin e 37-vjeçarit.

Policia informoi sot se: Më datë 25.12.2016, rreth orës 01:20, në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, shtetasi i arrestuar Marjan Levanti, 37 vjeç, ka tentuar të vet’varet, duke prerë me rrypa batanijen, ku ka tentuar ti lidhë rrupat tek hekurat e dritares por është konstatuar nga punonjësit e policisë me shërbim tek dhomat e paraburgimit. Ku shtetas u dërgua në Spitalin Nr.5 për të marrë ndihmë mjekësore.

Marjan Levanti plagosi me thikë ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe ish-kunatin për shkak të konflikteve që kishin lindur pas divorcit me gruan e tij.

Natën e krimit, Levanti kishte shkuar të takonte fëmijët që jetonin tek gjyshërit por është penguar nga vjehrri.