Mallakastër, të shtëna me armë zjarri, 1 i vdekur 2 të plagosur

424
Të shtëna me arme zjarri janë regjistruar në Mallakastër me pasojë 1 i vrarë dhe 2 të plagosur. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 në fshatin Ninësh në Fratar, ndërsa dyshohet se të rinjtë ruanin një parcelë të mbjellë me hashash. 

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme shtetasi Alfons Dautaj, 22 vjeç, si dhe janë plagosur dy të tjerë të cilët janë identifikuar si shtetasit Riza Fejzo dhe Maringlen Luari.
I plagosuri Mariglen Luari, i cili ndodhet në gjendje të rëndë u transportua në Tiranë, ndërsa i plagosuri tjetër Riza Fejzo ndodhet në kujdesin e mjekëve në spitalin e Fierit.

Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa ende ende nuk dihen motivet dhe autorët e krimit të cilët janë shpallur në kërkim.
Sigal