Makina ra nga ura, ndërron jetë pasagjeri, shoferi në spital

213
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen e një 41-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Polenë të Korçës.

Mësohet se makina “Audi” që drejtohej nga shtetasi T.B., ka dalë nga rruga duke rënë nga ura.

Për pasojë ka ndërruar jetë në spital pasagjeri me inicialet A.Z., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.08.2021, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Polenë, Korçë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë nga ura e këtij fshati, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin T. B.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit T. B. dhe shtetasi A. Z., rreth 41 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në mjet, i cili pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua për mjekim të specializuar në Tiranë, ku ndërroi jetë.

Drejtuesi i mjetit, ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.