Makina përplasje për vdekje drejtuesin e motorit në Milot

556
Sigal

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident i rendë pranë fshatit Koticë në Milot.

Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje drejtuesin e një motori. Viktima është Zef Ndoka rreth 50-vjeç.

Ndoka me banim pranë autostradës, mësohet se teksa ishte duke ecur me motor, i preu rrugën një makine në ecje.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasoja të rënda.