Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në
autostradën Durrës-Tiranë.
Burime nga policia thanë se një
makinë ka përplasur një këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Aksidenti ka ndodhur pranë
kryqëzimit të Shën-Vlashit.
Uniformat blu kanë mbërritur në
vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Ndërsa shoferi është shoqëruar për të
sqaruar rrethanat e ngjarjes.



















