Makina përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës

477
Një burrë ka gjetur vdekjen në Elbasan, pasi u përplas nga një automjet.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan – Cërrik, në fshatin Gjergjan. 68 – vjeçari H.H lëvizte me biçikletë, kur u përplas për vdekje nga 34 – vjeçari Sokol Hysa, i cili udhëtonte me një makinë me targa AA 633 PU.
Policia sqaron se 68 – vjeçari fillimisht mori ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit dhe më pas u dërgua në Tiranë, ku ndërroi dhe jetë, pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ndërkohë, blutë e Elbasanit vunë në pranga 43 – vjeçarin Hysa
Sigal