Makina përplas gruan me motor në Fushë Krujë, 45-vjeçarja në spital nën kujdesin e mjekëve

94
Sigal

Një grua mbeti e plagosur në një aksident rrugor. Ngjarja është regjisruar rreth orës 19:45, në Fushë Krujë.

Një automjet me drejtues shtetasin V. B., 33 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtuese shtetasen F. S., rreth 45 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.