Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme te “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Një automjet, ka përplasur në tokë, një person.

Qytetarët të shumtë dhe Policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se e aksidentuara është një grua e moshuar, e cila është nisur urgjent drejt spitalit, me shenja jete.

Ende nuk dihen rrethanat  aksidentit, për zbardhjen e të cilave po hetohet.