Makina përplas biçikletën, ndërron jetë drejtuesi

179
Sigal

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur këtë pasdite në vendin e quajtur Pushimi I Shoferit në Divjakë.

Një drejtues automjeti mësohet se është përplasur me një drejtues biçiklete dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

Divjakë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:15, në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit” shtetasi K. K., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Trinity” është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi P. Rr., 85 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P. Rr.

Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi K. K dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.