Makina përplas biçikletën, humb jetën 71 vjeçari nga Ura Vajgurore

245

Sigal

Një 71 vjeçar nga Ura Vajgurore ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të marte, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Sipas informacioneve mjeti tip Benz Fuoristradë,me targa AA 232 PR ka përplasur për vdekje 71-vjeçarin Agim Hajdari,që udhëtonte me biçikletë.

Ndërkohë policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit 61-vjeçarin Avdulla Salillari.

Njoftimi i plotë:

Aksident me vdekje në Urë-Vajgurore.

Mjeti tip Benz Fuoristradë,me targa AA 232 PR ka përplasur për vdekje 71-vjeçarin Agim Hajdari,që udhëtonte me biçikletë.

Dyshimet e para të policisë: automjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi por edhe biçikleta i ka prerë rrugën në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të rrugës.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit,61-vjeçarin Avdulla Salillari dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.