Makina përplas 70-vjeçarin në Krujë, shoqërohet në polici shoferi

252
Sigal

Një aksident është regjistruar sot në Krujë ku një automjet ka përplasur një 70 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Thumanë-Borizanë rreth orës 17:15. Policia ka bërë me dije se këmbësori 70 vjeçar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:15, në aksin rrugor Thumanë-Borizanë, Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. S., 37 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor A. X., 70 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. S, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.