Makina përplas 58-vjeçaren në Aksin Milot-Lezhë

335
Sigal

Një kalimtare ka mbetur e plagosur gjatë një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Lezhë-Milot, në vendin e quajtur Ishull Lezhë.

Shtetasja me iniciale Gj.Ll. 58 vjeçe, banuese në Pukë, u përplas nga një automjet tip Benz drejtuar nga 60 vjeçari, P.S pasditen e sotme, rreth orës 18:00.

E plagosura ndodhet në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.