Makina e policisë përplas për vdekje kalimtarin 45 vjeçar në Korçë

268
Sigal

Një qytetar në Korçë mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë pasi u përplas për vdekje nga makina e policisë. Aksidenti ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq në fshatin Çiflig rreth orës 22:50.

Sipas njoftimit zyrtar, makina e policisë tip “Ford” aksidentoi kalimtarin rreth 45 vjeç, i cili ende nuk është identifikuar.

Policia thekson se grupi hetimor në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.04.2021, rreth orës 22:50, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig, Korçë, automjeti i policisë tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes