Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

223
Sigal

Një 46-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Policia thotë se aksidenti u regjistrua mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:20 minuta në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”.

“Me datë 29.12.2020, rreth orës 23:20, në vendin e quajtur “Bishti i zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin A.F., ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit shtetasi A.F., 46 vjeç” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë vijon puna me grupin hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.